` . Bartomeo: Për Lautaron negociatat janë ndalur - TV SHENJA

Bartomeo: Për Lautaron negociatat janë ndalur

Presidenti i Barcelonës Xhozep Maria Bartomeo ka konfirmuar se negociatat me Interin për Lautaro Martinezin janë ndërprerë. Katalanasit muajve të fundit kanë monitoruar 22 vjeçarin, mirëpo deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë kërkesat e zikaltërve për të. Gjërat janë bërë më të vështira gjatë javës së kaluar, me shumë raporte mediatike që deklarojnë skadimin e klauzolës së lirimit të tij prej 111 milionë eurove. Kjo do të thotë se Interi mund të kërkojë një tarifë më të lartë për argjentinasin. “Barcelona gjithmonë është duke menduar për merkaton. Për Lautaron negociatat janë ndalur. Ne kemi folur me Interin javë më parë. Të dyja palët jemi në një fazë analize”, ka deklaruar Bartomeu për të përditshmen katalanase TV3. Ndryshe Lautaro iu bashkua Interit në verën e vitit 2018-të për një marrëveshje reth 23 milionë euro. Atij i kanë mbetur edhe 3 vite në kontratën aktuale me zikaltrit. Këtë sezon, argjentinasi ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat, deri më sot. Gjatë 2900 minutave në fushë, ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asiste për shokët e skuadrës.