Bardhi: Rezultati në Tbilisi nuk ishte real, ndaj Bullgarisë të marrim 3 pikë

Bardhi: Rezultati në Tbilisi nuk ishte real, ndaj Bullgarisë të marrim 3 pikë

 

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër përballet me Bullgarinë, në kuadër të raundit të parafundit të Ligës së Kombeve.

Para këtij takimi në konferencë për shtyp ka folur edhe Enis Bardhi. Ai theksoi se humbja nga Gjeorgjia nuk është pritur mirë, duke patur parasysh lojën e treguar në fushën e gjelbërt.

“Pas disfatës nga Gjeorgjia me atë lojë që e treguam ishte e vështirë. Futbolli luhet për rezultat. Nuk është mirë kur humb, mirëpo në shikojmë përpara. Kemi edhe një shans që të tregojmë se rezultati në Gjeorgji nuk ishte pasqyra e vërtetë dhe me 3 pikë mund të dhurojmë një moment pozitiv. Duhet të presim pak, do të vijë momenti jonë. E dimë qëllimin tonë, ai është kualifikimi në kampionatin evropian. Duhet të presim, të rinjtë kanë nevojë që të adaptohen. Ne më të vjetrit kemi përvojë, ndërsa të tjerët kanë pak presion. Kemi nevojë për mbështetje”, u shpreh Bardhi.

Përballja Maqedonia e Veriut – Bullgari luhet të hënën në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 20:45. /SHENJA/