Barcelona pritet ta përfshijë Depayn në ofertën për Kounden

Barcelona pritet ta përfshijë Depayn në ofertën për Kounden

Jules Kounde vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mbrojtjes.

Trajneri Xavi Hernandez e pëlqen jashtëzakonisht shumë qendërmbrojtësin francez dhe kërkon ta ketë në skuadër për edicionin e ri.
Sevilla e vlerëson shumë yllin e mbrojtjes dhe për ta lënë të lirë po pretendon të fitojë 60 milionë euro.
Por për t’i ulur shpenzimet, katalunasit janë gati të përfshijnë sulmuesin holandez Memphis Depay në këtë ofertë.

Gazetari spanjoll Gerard Moreno ka raportuar se Barcelona po planifikon që ta përfshijë Depayn në ofertë plus një shumë mbi 30 milionë euro për të ardhur te Kounde.
Me ardhjen e mundshme të Robert Lewandowskit hapësirat e holandezit te katalunasit do të jenë shumë të vogla dhe largimi i tij nga Camp Nou duket i pashmangshëm dhe kjo është arsyeja që Barcelona po synon ta përfshijë atë në ofertën për Kounden.
Gjithsesi bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave për të gjetur një marrëveshje.