Barcelona përballet me Unitedin

Barcelona përballet me Unitedin

Skuadra e Barcelonës që u eliminua në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen e parë në Ligën e Evropës. Në shortin e tërhequr të hënën, është përcaktuar që Barcelona të përballet me Manchester Unitedin.
Kjo edhe do të jetë ndeshja më interesante e kësaj faze në Ligën e Evropës, ku Unitedi këtë edicion luajti në fazën e grupeve dhe avancoi tutje.

Mbetet të shihet nëse në radhët e ekipit anglez vitin tjetër do të jetë edhe Cristiano Ronaldo, i cili si lojtar i Real Madridit ka shumë ndeshje kundër Barcelonës. Po ashtu, tek Unitedi është edhe mesfushori Casemiro.