` . Barcelona ndalet nga Sociedadi para El Clasicos ndaj Real Madridit - TV SHENJA

Barcelona ndalet nga Sociedadi para El Clasicos ndaj Real Madridit

Barcelona ka lëshuar mundësi ideale në udhëtim te Real Sociedadi duke barazuar me rezultat 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 17-të në La Liga.

Gjiganti katalunas ka dështuar të mbaj distancën prej tri pikëve ndaj rivalëve të urryer të Real Madridit, një javë para El Clasicos së parë të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve të krijuara shënuan edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan vendasit e Sociedadit me anë të Mikel Oyarzabal (12′), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Barcelona arriti të kthehet në lojë në minutën e 38-të dhe ishte Antoine Griezmann që shënoi gol të bukur për barazimin 1-1 pas asistimit të Luis Suarez.

Momenti i golit nga Griezmann (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por me më pak raste të krijuara dhe me nga një gol të shënuar nga secila skuadër.

Kësaj radhe të parët shënuan mysafirët me anë të Suarezit (49′), i cili shënoi në golin e zbrazët për 1-2 pas asistimit të Lionel Messi.

Baskët arritën të kthehen në lojë me anë të Alexander Isak (62′) që barazoi rezultatin në 2-2 dhe deri në fund të ndeshjes shifrat mbeten të pandryshuara.

View image on Twitter
Pas kësaj barazimi, Barcelona ka 35 pikë në vendin e parë apo vetëm një pikë më shumë se Real Madridi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Sociedadi zë pozitën e katërt me 28 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Real Madridin në Camp Nou, ndërsa baskët udhëtojnë te Osasuna. /Telegrafi/