Barcelona fiton lehtësisht ndaj Eibar

Barcelona fiton lehtësisht ndaj Eibar

Skuadra e Barcelonës ka arritur edhe fitoren e radhës në La Liga.Barcelona ka mposhtur Eibarin në Camp Nou me rezultatin e thellë 3-0, duke siguruar kështu edhe tre pikët e radhës në kampionatin spanjoll, La Liga, shkruan GazetaBlic.Luis Suarez ishte shumë i disponuar në këtë duel, pasi shënoi dy gola dhe asistoi njëherë për Leo Messin.
Suarez shënoi në minutën e 19’të dhe 58’të – kurse Leo Messi në minutën e 54’të.Barcelona ndodhet në vendin e parë me 43 pikë pas 19 xhirove, kurse Eibar pozicionohet në vendin e 16’të me 22 pikë.