` . Barcelona e pushon Messin për ndeshjen e nesërme kundër Interit - TV SHENJA

Barcelona e pushon Messin për ndeshjen e nesërme kundër Interit

Barcelona e ka lënë Lionel Messin jashtë skuadrës e cila ka udhëtuar drejt Italisë për t’u përballur me Interin në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ernesto Valverde e publikoi listën me futbollistët e ftuar të hënën, me superyllin argjentinas që është lënë jashtë për t’u pushuar, raporton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales si fituese e Grupit F. Barça ka 11 pikë në vendin e parë, katër më shumë se Interi dhe Dortmundi, një xhiro para mbyllës së fazës grupore.

Mungesa e 32-vjeçarit është lajm i mirë për Interin, i cili synon fitore për ta siguruar kualifikimin në ndeshjen e fundit.

Messi i ndihmoi Barçën të mbetet skuadër e pamposhtur në pesë ndeshjet e deritanishme në Ligën e Kampionëve, duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste.

Derisa Valverde ka vendosur t’i ftojë në skuadër yjet si Luis Suarez dhe Antoine Griezmann, ai e ka lënë në shtëpi për të pushuar fituesin e Topit të Artë 2019.

Kjo për ta mbajtur atë të freskët për dy ndeshjet e rëndësishme në La Liga, të shtunën kundër Real Sociedadit dhe të mërkurën kundër Real Madridit. /Gazeta Express/