Barazim spektakolar në “Craven Cottage”, Nunez-Salah s’i mjaftojnë Liverpoolit

Barazim spektakolar në “Craven Cottage”, Nunez-Salah s’i mjaftojnë Liverpoolit

Barazim spektakolar 2-2 mes Fulham dhe Liverpool në javën e parë të Premier League. Të pranishmit në “Craven Cottage” shijuan emocione në një përballje ku u realizuan katër gola, ndërkohë që u goditën dy herë shtylla dhe një herë traversa.

Fulham e nisi mirë ndeshjen. Lojtarët vendas u shfaqën të fortë në duelet ndaj djemve të Jurgen Klopp, ndërkohë që kaluan në avantazh pas një gjysmë ore lojë. Tete krosoi bukur nga krahu i djathtë dhe Alesandar Mitrovic tundi rrjetën me kokë.

Liverpool reagoi me anë të Luis Diaz, por gjuajtja e kolumbianit u ndal në shtyllë. Gjermani Klopp aktivizoi Darwin Nunez në minutën e 51’, ndërrim që solli ndryshimin e lojës së ekipit mik. Gjithsesi, Kebano iu afrua golit të dytë për Fulhamin (57’), por gjuajtja e kongolezit u përplas në shtyllë.

23-vjeçari uruguaian tentoi një gol me finte në 62’ pas një pasimi nga Salah, por portieri vendas mbajti portën e paprekur. Vetëm për dy minuta, pasi e njëjta skenë u përsërit sërish.

Asist i Salah dhe finalizim me finte i Nunez, të cilit i mjaftuan 13 minuta lojë për të gjetur golin e parë në debutimin e tij në Premier League. “The Reds” morën zemër, por Mitrovic realizoi golin e dytë në 72’ pas një penalltie të fituar nga kontakti me Virgil Van Dijk.