‘Banesat në rrezik’, kryebashkiaku i Tropojës: Po shkojmë drejt katastrofës

‘Banesat në rrezik’, kryebashkiaku i Tropojës: Po shkojmë drejt katastrofës

Këtë të shtunë, kreu i bashkisë së Tropojës Rexh Byberaj ka reaguar për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura që ka përfshirë këtë zonë.

Byberaj jep alarmin se ujërat krahas dëmeve në rrugë e kanalizime, rrezikojnë edhe përmbytjen e banesave në Bytyq.

Sipas tij situata më emergjente është në fshatin Vlad. Ai ka paralajmëruar përkeqësim të situatës që mund të sjellë katastrofë natyrore dhe ndërkohë u ka bërë thirrje institucioneve dhe banorëve të reagojnë në kohë.