Ballkani “ngec” në shtëpi, nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Zalgiris

Ballkani “ngec” në shtëpi, nuk shkon më shumë se barazimi ndaj Zalgiris

Ballkani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Zalgiris në raundin e parë të kualifikueseve në UEFA Champions League.

Në Prishtinë, stadiumin “Fadil Vokrri” kampionët e Kosovës kaluan të parët në avantazh fal realizimit të Nazmi Gripshit pas 15 minutash lojë, por festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi në minutën e 25-të lituanezët barazuan me Oliver Buff.

Në fraksionin e dytë ritmi u ul ndjeshëm dhe pse të besuarit e Dajës kërkuan më shumë fitoren, por në fund pa sukses.

Një rezultat jo komod për Ballkanin që do të luajë ndeshjen e kthimit pas një jave, më 12 korrik.