Ballkani detyrohet të kthehet në Pragë, xhami i aeroplanit i është dëmtuar

Ballkani detyrohet të kthehet në Pragë, xhami i aeroplanit i është dëmtuar

Ballkani dje zhvilloi ndeshjen ndaj Slavia Pragës, ndërsa kthimi drejt Prishtinës nuk ka shkuar mirë për klubin nga Suhareka.

Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.

Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.

Skuadra e Ballkanit për momentin është duke qëndruar në aeroportin e Pragës.

Stafi dhe lojtarët e FC Ballkanit do të nisen sot në orën 08:30 nga Praga për në Prishtinë, pas incidentit në orët e hershme të mëngjesit