Bakojani: Cipras ka siguruar 151 vota për ratifikimin e marrëveshjes

Ish-ministrja e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, për televizionin grek “Sky” tha se kryeministri Alexis Cipras ka siguruar 151 vota për marrëveshjen e Prespës dhe nuk i nevojitet ndihma nga partneri i koalicionit, Panos Kammenos.
“Cipras ka siguruar shumicën e deputetëve për marrëveshjen e Prespës dhe e ka sjelli në dëshpërim Kammenos”, tha Bakojani.
Kammenos, edhe pse është ministër aktual i punëve të brendshme, nëpërmes një video e ka kërcënuar Ciprasin se do ta lëshojë qeverinë kur do të vijë në rend dite ratifikimi i marrëveshjes së Prespës.
Bakoyannis këtë veprim të liderit të “Grekëve të Pavarur” e sqaron me atë se vendimet e Cipras dhe Siriza më nuk varen nga Kammenos.