` . Automjetin më të lirë elektrik e prodhojnë kinezët, kushton rreth një mijë euro (VIDEO) - TV SHENJA

Automjetin më të lirë elektrik e prodhojnë kinezët, kushton rreth një mijë euro (VIDEO)

Automjeti më i lirë elektrik në botë kushton 930 dhe 1.200 dollarë, pak më shumë se 1000 euro, dhe ai mund të porositet përmes “Alibaba”-s. Ky është automobili elektrik prodhim kinez, më i liri në botë, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.

Këtë automjet e kishte blerë përmes internetit gazetari amerikan i portalit amerikan “Jalopnik” dhe, sipas mendimit të tij, automjeti “Changli” është plotësisht funksional dhe ofron më shumë seç pritet prej tij.

Në fakt gazetari amerikan kishte paguar rreth 3 000 dollarë, përfshirë këtu doganën dhe transportin.

Automobili duket si të gjithë mikroautomjetet e tjera, i gjatë është 2,5 metra, distanca midis boshteve 1,48 metra dhe ka vend për të pasagjerë. Peshon 323 kg, çon 300 kg ndërsa motori ka fuqinë 1,1 kalë fuqi. Siç ka deklaruar prodhuesi, radiusi i lëvizjes është 40 deri 100 km, ndërsa koha e mbushjes së baterisë 7 deri 10 orë.

Shpejtësia maksimale e këtij automjeti është 30 km në orë.