` . Autogol i brazilianit Gabriel, Arsenal eliminohet edhe nga FA Cup - TV SHENJA

Autogol i brazilianit Gabriel, Arsenal eliminohet edhe nga FA Cup

Arsenali i ka dhënë lamtumirën FA Cup në fazën e 1/16-ave, pasi është mposhtur dhe eliminuar nga Southampton, duke konfirmuar kështu një sezon mjaft të vështirë nën drejtimin e spanjollit Mikel Arteta.

Një autogol i mbrojtësit brazilian Gabriel Magalhaes në minutën e 24-t vendosi fatin e ndeshjes së sotme, sepse “topçinjtë” nuk arritën të shnojnë, ndonëse krijuan disa raste deri në fund të takimit.

Në sfidën e sotme pritej më shumë nga Arsenali, që në kampionat ka reaguar mirë në javët e fundit dhe po ngjitet në renditje, por me kupat i ka mbyllur llogaritë, pasi është eliminuar më herët edhe nga Carabao Cup.