Australian Open: Simona Halep me vështirësi mundi Sofia Kenin

Australian Open: Simona Halep me vështirësi mundi Sofia Kenin

Reketi më i mirë në botë i tenisit të grave, Simona Halep, më vështirë se sa pritej, mundi në raundin e dytë të Australian Open amerikanen Sofia Kenin, ndërsa në ndeshjen tjetër, e pret një kundërshtare më e fortë, raporton AA.

Halep që është tenistja më mirë e ranguar në botë në raundin e dytë të Grand Sllamit të parë të këtij sezoni në Australi, mundi amerikanen Simona Halep 2: 1 në sete (6-3, 6-7 (5-7), 6-4).

“Nuk e di si arrita të fitoj sot”, tha Halep dukshëm e lodhur pas ndeshjes.

Në raundin e tretë, Halep do të masë forcat me një ish kampione të botës, Venus Williams, ku për një fitore eventuale, do t’i duhet një performancë shumë më e mirë se ajo e shfaqur sot.