Australian Open, John Isner eliminohet në raundin e parë

Australian Open, John Isner eliminohet në raundin e parë

Tenisti amerikan John Isner u eliminua në raundin e parë të turneut Australian Open, raporton AA.

Isner, bartësi i nëntë i kampionatit, i dha fund garës pasi u mposht 3-1 në sete, 7-6, 7-6, 6-7 dhe 7-6 nga bartësi i 97-të, bashkështetasi i tij 21-vjeçar Reilly Opelka.

Në ndeshjen tjetër të Australian Open, turneut të parë Grand Slam të sezonit, tenisti spanjoll Rafael Nadal, kampion i vitit 2009 dhe bartës i dytë këtë vit, u kualifikua në raundin e dytë pasi mposhti tenistin vendas James Duckworth me rezultatin 3-0 në sete (6-4, 6-3, 7-5).

Ndërkaq, bartësi i pestë, Kevin Anderson nga Afrika e Jugut, doli fitimtar përballë tenistit të 42-të në renditjen botërore, Adrian Mannarino, me rezultatin 3-1 (6-3, 5-7, 6-2, 6-1), edhe pse u përball me vështirësi në dy setet e para.