Australia dënon “Google”-n me 58 milionë dollarë

Australia dënon “Google”-n me 58 milionë dollarë

Gjykata Federale në Australi dënoi Google-n me një gjobë prej 58.4 milionë dollarësh për mbledhjen e të dhënave personale të vendndodhjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Asia One, Bordi Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit në një deklaratë tha se gjykata zbuloi se Google ka mashtruar disa klientë në lidhje me të dhënat personale të vendndodhjes të mbledhura përmes pajisjeve celulare Android midis janarit 2017 dhe dhjetorit 2018.

Duke vlerësuar se 1.3 milionë përdorues të Google-s në Australi mund të jenë prekur, Bordi ngriti padi kundër Google-s dhe njësisë lokale të kompanisë në tetor 2019.

Gjykata Federale e dënoi Google-n me një gjobë prej 58.4 milionë dollarësh për mbledhjen e të dhënave personale të vendndodhjes ndërsa Bordi tha se Google kishte marrë masa korrigjuese.