` . Aubameyang në histori të Arsenalit - TV SHENJA

Aubameyang në histori të Arsenalit

Me dy golat e shënuar në fitoren e Arsenalit ndaj Norwichit 4:0, Pierre-Emerick Aubameyangu e ka kaluar numrin e 50 golave në Premier League.

Sulmuesi nga Gaboni ka vendosur rekord te klubi nga Londra, duke u bërë lojtari më i shpejtë i Arsenalit që prek këtë shifër, madje me golin e dytë të shënuar shkoi në 51 gola. Ai kaloi dy legjendat Henry dhe Wright, raporton KOHA.

Ndërkaq, është i gjashti në listën e shënuesve më të shpejtë në ligë, pas Andy Cole, Alab Shearer, Ruud van Nistelrooy, Fernando Torres dhe Mohamed Salah.

Aubameyangu ka shënuar 14 gola në po aq ndeshje ndaj ekipeve nga Londra.

Këtë edicion, ka shënuar 19 gola dhe renditet i dyti me numër të njëjtë golash me Vardyn e Leicesterit.