Athina dërgon notën verbale

Në Shkup ka arritur nota verbale  nga Greqia, që është njoftim zyrtar për  ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për anëtarësim në NATO. Pas kësaj pritet të njoftohen edhe Kombet e Bashkuara, por edhe të gjitha vendet anëtare që e kanë pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues, kështu që nga tani pranimi do të jetë me emrin e ri kushtetues.  Ndërkohë pas plotësimit të gjithë kushteve juridike për hyrje në fuqi të Marrëveshjes Finale dhe amendamenteve kushtetuese, Qeveria e Maqedonisë, do të publikoj në Gazetën Zyrtare, datën për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese. /SHENJA/