“Askush nuk është i sigurt”: Moldavia e frikësuar nga pushtimi rus

“Askush nuk është i sigurt”: Moldavia e frikësuar nga pushtimi rus

Kryeministrja e Moldavisë ka thënë se është “shumë e shqetësuar” për një pushtim të mundshëm rus të vendit të saj, duke shtuar: “Askush nuk është i sigurt”.

“Është një skenar hipotetik për momentin, por nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej në pjesën jugperëndimore të Ukrainës dhe drejt Odesa-s, atëherë, sigurisht, ne jemi shumë të shqetësuar”, ka thënë Natalia Gavrilița, përcjell Telegrafi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, veçanërisht duke pasur parasysh që trupat janë në territorin e rajonit të Transnistria”, citohet të ketë thënë Gavrilița.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të siguruar që luftimet të mos përshkallëzohen”.

Ajo shtoi: “Nëse një vend mund të fillojë një luftë aneksimi pa asnjë respekt për ligjin ndërkombëtar, atëherë në këtë kuptim, askush nuk është i sigurt”.

“Unë mendoj se shumë vende janë të shqetësuara”.