ASH: Të dënohet publikimi i Ambasadës ruse, shkelet Kushtetuta dhe nxiten tensione

ASH: Të dënohet publikimi i Ambasadës ruse, shkelet Kushtetuta dhe nxiten tensione

Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të Ambasadës ruse në Shkup në twitter, me çka është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.
Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë.
Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë ndikime të tilla malinje nga një ambasadë e akredituar në Shkup. Heshtje ndaj provokimeve të këtilla mund të kuptohet si legjitimim i zgjerimit të agjendës ruse në Ballkan, e cila bashkë me politikën luftënxitëse të Serbisë karshi Republikës së Kosovës, janë rrezikim direkt i paqes dhe sigurisë në rajon si dhe sabotim i i perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor.