Asensio: Dua të qëndroj edhe 10 vite te Reali

Asensio: Dua të qëndroj edhe 10 vite te Reali

Marco Asensio ndodhet në vitin e fundit të kontratës, emri i tij është lidhur me një transferim të mundëshëm në Serie A, por anësori i djathtë ofensiv kërkon me çdo kusht rinovimin me Realin e Madridit.

Në një prononcim për Marca, 26-vjeçari shprehu publikisht dëshirën e tij për të mbyllur karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Po flitet sikur unë po ndryshoj mendimin e drejtuesve të Realit në lidhje me rinovimin e kontratës me performancat e mia, por unë gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin në fushë.

Rinovimi nuk varet vetëm nga unë, vendos edhe klubi. Pas përfundimit të Kupës së Botës do të marrim një vendim rreth së ardhmes.

Shpresoj të rinovoj, jam i lumtur te Reali dhe shpresoj të qëndroj këtu edhe për 10 vite të tjera”, deklaroi Asensio, një nga lojtarët e grumbulluar me Spanjën në Kupën e Botës.