Asensio drejt kampionëve të Italisë, Cavani vetofrohet në La Liga

Marco Asensio ende nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka edhe një vit kontratë me spanjollët e Real Madridit dhe për shërbimet e tij interesohen disa klube, duke nisur nga Arsenali, Liverpooli dhe Milani. Vetë futbollisti e ka të qartë se duhet të bëjë një zgjedhje të matur dhe sipas “Sport” ai për momentin favorizon një kalim te kampionët e Italisë. E gjitha llogari, pasi Asensio mendon se te kuqezinjtë do të kishte më shumë mundësi për të luajtur dhe për të qenë protagonist në fushën e lojës.