ASANI I JEP FUND BASHKËPUNIMIT ME KF FERIZAJIN

ASANI I JEP FUND BASHKËPUNIMIT ME KF FERIZAJIN

Futbollisti shkupjan Bujamin Asani edhe zyrtarisht nuk është pjesë e KF Ferizajit. Asani i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën kosovare për shkak të problemeve financiare, me 30 vjeçarin i cili në fillim të këtij sezoni braktisi Rabotniçkin për t’iu bashkuar Ferizajit. Ndryshe Asani gjatë karrierës së tij ishte pjesë e skuadrave si Shkupi, Skopje e Kapaz, ndërsa jashtë Maqedonisë ka luajtur për ekipin rumun UTA Arad.