` . Artan Grubi: E respektoj vendimin e shumicës për rrëzimin e Qeverisë Kurti - TV SHENJA

Artan Grubi: E respektoj vendimin e shumicës për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Sekretari
organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi përmes rrjetit
social facebook, ka reaguar pas votimit për rrëzimin e qeverisë së Albin
Kurtit.

“Më vjen shumë keq për
zhvillimet politike në Kosovë në një kohë kur nevojitet guxim për vendime të
rëndësishme dhe të vështira politike për të ardhmën e Kosovës dhe të rajonit,
por edhe ballafaqim me pandeminë që ka zaptuar përditshmërinë tonë. Megjithë
keqardhjen time për këto zhvillime në Prishtinë, respektoj vendimin e kolegëve
shqiptar të Kosovës dhe uroj që nga kjo situatë të fitoj Kosova dhe qytetarët e
Kosovës, shkruan Artan Grubi.