Arsovski: Drejt përfundimit dizajnimi i pakos së re të masave kundër krizës

Arsovski: Drejt përfundimit dizajnimi i pakos së re të masave kundër krizës

Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2022 janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja kundër krizës. Dizajnimi i pakos së re është në përfundim dhe pritet që kjo pikë të diskutohet në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë, informoi në konferencën e sotme për media në Qeveri, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Masat, siç theksoi ai, do t’u drejtohen kryesisht grupeve të rrezikuara të qytetarëve që kanë nevojë më të madhe për ndihmë, dhe një pjesë të ekonomisë.

“Pakoja e mëparshme e masave është dëshmi e korrektësisë së mënyrës së menaxhimit të kësaj krize, e cila vazhdon që nga viti i kaluar. Të presim, presim që kjo pikë të diskutohet në një nga seancat e ardhshme të qeverisë, tha Arsovski.

I pyetur nëse është e vërtetë që Bullgaria do të na furnizojë me energji elektrike me çmim prej 420 euro për megavat orë, Arsovski tha se çmimi ende nuk është përcaktuar.

“Ai çmim nuk është përcaktuar ende. Grupi i punës i dy qeverive ka qenë aktiv që nga java e kaluar. Qëllimi i vizitës së delegacionit qeveritar në Sofje ishte që të merret një çmim që do të jetë nën çmimin e aksioneve, ndaj të presim derisa të aktivizohet grupi i punës, kur të ketë më shumë detaje, do të dimë saktësisht çmimin për megavat orë, theksoi Arsovski.