Arsovska: Mos më kërcëno Mickoski, mos u fsheh, më thuaj çfarë ke!

Arsovska: Mos më kërcëno Mickoski, mos u fsheh, më thuaj çfarë ke!

Vazhdojnë përplasjet mes kreut të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së. Arsovska në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qytetit pyeti se ku është fshehur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Këshilltar, kur gënjen dhe kur të dridhet dora, ngadalëso. Ku është kryetari që sulmon, ku fshihet Mickoski? Unë deri dje kam qenë kryetarja juaj më i mirë, por kur e kam kapur në flagrancë drejtorin tuaj, tani nuk bëjë. Mos më kërcëno Mickoski, mos u fsheh, hajde këtu dhe më thuaj çfarë ke!”, tha Arsovska.