Arsovska: Autobusët falas në Shkup në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm!?

Arsovska: Autobusët falas në Shkup në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm!?

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska është pyetur për transportin falas në kryeqytet. Arsovska tha se transporti publik me autobusë do të jetë falas siç është paralajmëruar në programin “Për Shkupin Modern”. “Ai përfshin transport publik plotësisht falas në dy vitet e para nga fillimi i mandatit, që do të thotë se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të ketë transport publik falas”, premtoi Arsovska. /SHENJA/