Arsovska akuzon ish drejtorin e NTP-së, Igor Janushev për gjendjen në ndërmarrjen

Arsovska akuzon ish drejtorin e NTP-së, Igor Janushev për gjendjen në ndërmarrjen

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nga foltorja e seancës së sotme të jashtëzakonshme për çështjen e pagave në NTP, sërish ka përmendur kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa për gjendjen në ndërmarrja ka akuzuar edhe ish drejtorin, Igor Janushev, i cili është anëtarë i VMRO-Së.

“Nuk do t’ua shëtis “kryetarin sulmues” i cili çdo ditë prenë shirita për hapjen e çezmave. Nëse ka dashur të jetë kryetar komune, pse nuk ka kandiduar? Drejtori juaj Igor Janushev, ja ku është në fotografi, ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme me Maraton, me të cilin, për tu ngjitur autobusët e NTP-së me reklama merr 7000 denarë, ndërsa kompania 2000 euro. Marrëveshje të tilla të dëmshme njerëzit tuaj kanë nënshkruar dhe janë direkt përgjegjës për humbjet e NTP-së”, ka thënë Arsovska, përcjell SHENJA.

Këshilltari i LSDM-së, Gordan Shutarov, nga ana tjetër, tha se një vit pushtet i VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës në Qytet të Shkupit ka ndodhur kataklizëm. Sipas tij, për herë të parë në historinë e Qytetit të Shkupit, ndodh që qytetarët të mbesin pa transport publik.