Arsenali ofron 70 milionë euro për Jamesin

Arsenali ofron 70 milionë euro për Jamesin

Arsenali është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për James Rodrigez.

Sipas medieve në Angli, drejtuesit e klubit londinez pritet të dërgojnë një ofertë rreth 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e kolumbianit.

James pritet t’i japë fund aventurës së tij me Bayern Munich, pas dy vjetësh huazimi nga Real Madridi.

Përveç Arsenalit, interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Manchester United.