` . Arsenali me ofertë konkrete për Enis Bardhin - TV SHENJA

Arsenali me ofertë konkrete për Enis Bardhin

Skuadra angleze, Arsenal me çdo kusht në sezonin e ri dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës me Enis Bardhin. Trajneri i “topçinjëve”. Mikel Arteta është i pasionuar pas lojës së Bardhit dhe për të njejtën arsye e dëshiron te Arsenali. Për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut është dërguar ofertë konkrekte dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendos klubi i Levantes. Kontrata aktuale e shkupjanit me skuadrën spanjolle skadon pas dy viteve. Bardhi këtë sezon ka luajtur 28 ndeshje në La Liga dhe ka regjistruar 4 gola dhe 4 asistime. Kujtojmë që për Bardhin interesim ka shfaqur edhe Fiorentina. /SHENJA/