Arsenali ia del edhe kundër Leeds – Vazhdon rrugën e drejtë për titullin e Premierligës

Arsenali ia del edhe kundër Leeds – Vazhdon rrugën e drejtë për titullin e Premierligës

Arsenali po vazhdon me paraqitje të mira këtë edicion në Premier Ligën angleze.
”Topoçinjët” mposhtën në udhëtim skuadrën e Leeds me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Bukayo Saka në minutën e 35-të.
Leeds kishte mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 64-të, por Patrick Bamford nuk arriti të shënoj nga penalltia.

Arsenali me këtë fitore vazhdon të mbaj pozitën e parë në tabel me 27 pikë, katër më shumë se Manchester City e cila sonte luan kundër Liverpulit.Në anën tjetër Leeds renditet në pozitën e 15-të me nëntë pikë.