Arsenal triumfon në derbin e Londrës, mposht Chelsean dhe rikthehet në kryesim!

Arsenal triumfon në derbin e Londrës, mposht Chelsean dhe rikthehet në kryesim!

Arsenali ka fituar ndaj Chelseas.

Skuadra e Mikel Artetës ka marrë një fitore minimale 1:0, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Chelsea.
Derbi londinez në 45 minutat e para nuk solli gola. Të dy skuadrat gjatë pjesës së parë janë munduar të zhbllokojnë sfidën.

Raste krijuan, por jo edhe gjuajtje drejt portave të kundërshtarëve. Edhe pjesa e dytë ishte intensive, vetëm goli ishte ai që mungonte.
Iniciativën më shumë edhe në këtë pjesë e kishin Arsenali.
Po rridhte minuta e 63-të kur pas një harkimi në zonë, shënoi Gabriel Magalhaes.

Pas golit të mysafirëve ndeshje është ndezur edhe më shumë.

Chelsea po kërkonte të barazonte rezultatin dhe krijuan disa raste shënimi. Por, e vëmendshme ishte mbrojtja e liderit aktual të Premier Ligës, Arsenal.

Me këtë fitore Arsenal merr sërish kreun me 34 pikë, kurse Chelsea ka 21 gjithsej në vendin e shtatë.