Arritën edhe 97 afganë në Maqedoninë e Veriut

Arritën edhe 97 afganë në Maqedoninë e Veriut

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot arritën 97 afganë të cilët janë aktivistë të Institutit Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI).

Ata përkohësisht do të akomodohen në Maqedoninë e Veriut deri sa të sigurohet transferimi i tyre në destinacionin e tyre përfundimtar.

Pas aterimit, qytetarëve atyre u janë zbatuar procedurat standarde, mbështetje nga Kryqi i Kuq, kontroll i sigurt dhe mbrojtje, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.