` . Arrihet marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit - TV SHENJA

Arrihet marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit

 

Është arritur marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit për kontestin rreth ujësjellësit. Banorët e Urviçit kanë rënë dakord që uji te merret nga burimet që pretendonin se i takojnë fshatit të tyre, ndërsa në këmbim kanë kërkuar realizimin e disa kërkesave.

Gjithashtu banorët e të dyja fshatrave pas përfundimit të takimeve do të vizitojnë vendin nga ku pritet të sigurohet uji për fshatin Siniçan dhe aty pritet të zyrtarizojnë arritjen e marrëveshjes.