` . Arrestohet një person pas të shtënave vdekjeprurëse në Gjermani - TV-SHENJA

Arrestohet një person pas të shtënave vdekjeprurëse në Gjermani

Policia gjermane ka bërë të ditur se një person është arrestuar pas të shtënave në Halle, qytet në lindje të vendit, në të cilin janë vrarë dy persona, transmeton AA.

Policia në Twitter këshilloi banorët lokalë që të kenë kujdes. Nuk janë shpalosur më shumë detaje për personin e arrestuar, ndërsa nga policia theksojnë se punojnë në qetësimin e situatës.

Të shtënat ndodhën në afërsi të një sinagoge në Halle ndërsa sulmuesit e dyshuar më pas u arratisën me automjet.