Arrestohet një person nga Shqipëria, tek ai janë gjetur dokumente personale të falsifikuara

Arrestohet një person nga Shqipëria, tek ai janë gjetur dokumente personale të falsifikuara

MPB informon se dje në orën 12:00 në Vendkalimin Kufitar Dellçevë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar Dellçevë e kanë privuar nga liria L.M. (53) nga Republika e Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollimit të pasaportave është konstatuar se dokumenti i udhëtimit të cilën e ka dorëzuar për kontroll ka qenë i falsifikuar, në bagazhin është gjetur edhe letërnjoftim italian i falsifikuar dhe patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një letërnjoftim origjinal nga person nga Italia.

“Poashtu pas kontrolleve në veturën e tij është gjetur letërnjoftim dhe patent shofer të falsifikuar me emrin e tij por edhe letërnjoftimi origjinal i personit nga Italia, kumtuan nga MPB.