Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Kërçovë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen në Kërçovë

Një person është arrestuar nga policia si i dyshuar bërë vrasjen në Kërçovë të enjten e kaluar. Sipas policisë, është arrestuar H.J (47) nga fshati Qafa e Gostivarit.
Raportohet se H.J me disa të goditura në thikë më datën 29.12.2018 në orën 17.00 ka lënë të vdekur, 64 vjeçarin M.S, në objektin e tij, restorantin “Gurman”.
H.J është dërguar në Prokurorinë Publike Themelore në Gostivar, ku më pas do të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake.