` . Arrestohet një person i dyshuar për djegien e veturave të EVN-së në Tetovë - TV SHENJA

Arrestohet një person i dyshuar për djegien e veturave të EVN-së në Tetovë

Pas mesnate në Tetovë janë djeguar dy vetura të kompanisë energjetike EVN-Maqedoni. Më pas zjarrfikësit e rajonit të Tetovës kanë intervenuar në shuarjen e dy makinave të cilat ishin kapluar nga zjarri në një interval kohor prej 30 minutave, njofton Shenja.

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se kanë arrestuar një persona nga Tetova, i dyshuar për djegjen e dy veturave.

Ndryshe sot është organizuar protestë kundër shtrenjtimit të energjsë elektrike në disa qyetet të Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/