` . Arrestohet dileri i drogës nga Gostivari - TV SHENJA

Arrestohet dileri i drogës nga Gostivari

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur mbrëmë në ora 23:00 ka arrestuar një 40-vjeçar nga Gostivari, pasi është kapur me lëndë narkotike.

“Më 23.07.2021 në ora 23.00 në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunësit policor të Stacionit policor në Gostivar kanë privuar nga liria D.S.(40) nga Gostivar për shkak se tek ai kanë gjetur tri pako me pluhur droge”, bëjnë të ditur nga MPB-ja

Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate.