` . Arrestohet banori i Haraçinës, kërkohej me tre fletëarreste - TV SHENJA

Arrestohet banori i Haraçinës, kërkohej me tre fletëarreste

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:20, në rrugën “Boca Ivanovska” në Shkup, policia ka arrestuar 29-vjeçarin Q.A. nga Haraçina.

“Ai kërkohej me urdhër të Burgu të Shkupit, në lidhje me nenin 392 të Kodit Penal, për arratisje nga burgu. Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, për paraburgim në lidhje me nenin 418 nga Kodi Penal. Me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në lidhje me nenin 297 të Kodit Penal dhe një njoftim qendror nga Ministria e Brendshme në lidhje me nenin 372 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.