Arrestohen katër persona në rajonin e Çairit dhe Butelit, janë gjetur armë dhe drogë

Arrestohen katër persona në rajonin e Çairit dhe Butelit, janë gjetur armë dhe drogë

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi se zonën e Komunës së Çairit dhe Butelit kanë ndaluar katër persona. Sipas infotmatve të MPB-së personi me iniciale S.C.(42 vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi i janë gjetur dhe marrë një pistoletë, dy korniza për pistoletën dhe 30 fishekë.

Të njëjtën natë  presoni me inicialet A.Q.(24) nga Shkupi është privuar nga liria për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Në stacionin policor janë ndaluar edhe dy persona  pasi u janë gjetur dhe marrë një revole “Taurus in” dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 mm.

Gjatë kontrolleve, siç informon MPB-ja, janë konstatuar 53 shkelje nga Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor, shtatë nga Ligji për Automjete, si dhe janë konfiskuar tre automjete.