Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II mbërrin në kishën Westminster Abbey për ceremoninë mortore

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II mbërrin në kishën Westminster Abbey për ceremoninë mortore

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II, nga Westminster Hall brenda ndërtesës së Parlamentit mbërriti në kishën Westminster Abbey ku do të mbahet ceremonia zyrtare mortore, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II me një paradë ushtarake në orën 11:47 sipas kohës lokale u zhvendos në kishën historike Westminster Abbey në kryeqytetin Londër ku do të mbahet edhe ceremonia e varrimit.

Në mesin e personave që ecnin pas arkivolit së mbretëreshës Elizabeth II ishin djali i saj Mbreti Charles III, princesha Anne, princi Andrew, princi Edward, princi i Uellsit William dhe duka i Sussex, princi Harry.

Ceremonia mortore e zhvilluar me pjesëmarrjen e rreth 2.000 personave, përfshirë shumë zyrtarë të nivelit të lartë nga e gjithë bota filloi në kishën Westminster Abbey në orën 12:00.

Në ceremoni marrin pjesë rreth 500 liderë botërorë dhe zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki, presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, kryeministrin e Irlandës, Michael Higgins si dhe Olena Zelenska, bashkëshorten e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu është gjithashtu i pranishëm në ceremoninë mortore i cili përfaqëson Türkiye-n.

Pas ceremonisë në kishën Westminster Abbey, në mbarë vendin do të mbahet 2 minuta heshtje.

Pas ceremonisë arkivoli i mbretëreshës Elizabeth, do të zhvendoset në Wellington Arch në hyrje të Hyde Park dhe që aty do të dërgohet në Windsor ku do të varroset.

Trupi i mbretëreshës Elizabeth i cili pas parakalimit këtu do të transferohet në kështjellën Windsor dhe pas dërgimit në kështjellën St.George Chapel aty do të kryhen procedurat e varrimit me një ceremoni të veçantë familjare.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja që ka qëndruar në fron për kohën më të gjatë në Britani, vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral në rajonin Aberdeenshire të Skocisë ku ajo po kalonte pushimet verore.