` . Arijan Ademi përfshihet në formacioni ideal të sezonit në Kroaci - TV SHENJA

Arijan Ademi përfshihet në formacioni ideal të sezonit në Kroaci

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Arijan Ademi është përfshirë në formacionin ideal të sezonit në elitën e futbollit kroat. Ademi zhvilloi një sezon fantastik, duke qenë vendimtar në fitimin e titullit të Dinamo Zagrebit. Në votimin i cili u organizua nga sindikati i futbollit kroat, të drejtë vote kishin edhe tw gjithw trajnerët dhe futbollistët e elitës së futbollit kroat. Ndryshe në formacionin ideal të sezonit në futbollin kroat u përfshinë edhe 3 bashkëlojtar të Ademit.