` . Arifi: Opozita duhet të nxisë daljen e qytetarëve në zgjedhje, më 2016 për 50 vota humbi deputeti shqiptar - TV SHENJA

Arifi: Opozita duhet të nxisë daljen e qytetarëve në zgjedhje, më 2016 për 50 vota humbi deputeti shqiptar

Gazetari Benjamin Arifi tha se në përgjithësi është një dalje shumë e ultë e shqiptarëve në zgjedhje. Ai tha se duhet sa më shumë të flasin me qytetarët dhe t’i bindin që të dalin  në zgjedhje.

“Më kujtohet se në vitin 2016 në zgjedhjet për 50 vota nuk arriti të kalojë deputeti Admirim Haliti i Rilindjes me BESË atëherë. Dhe ai deputet i kaloi VMRO-DPMNE-së. Pra mos dalja në zgjedhje dhe apatia qytetarëve fatkeqësisht po shndërrohet në dëm për partitë politike shqiptare. Në këtë kuptim më herët në zonën pesë kishim më tepër deputetë në zgjedhjet e fundit kemi vetëm dy deputetë nga partitë shqiptare”, tha Arifi.