` . Argjent Gura: Programi jonë rrjedhë nga nevojat e popullit - TV SHENJA

Argjent Gura: Programi jonë rrjedhë nga nevojat e popullit

Argjent Gura në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se puna e parë të cilën do ta realizojë është një revizion i jashtëm ndaj të gjitha lëvizjeve buxhetore të cilat janë në regjistrat komuna.

“Puna e parë është revizioni neutral ndaj punës së buxhetit. Do të shohim se si është punuar dhe përse është ky borxh i bartur për komunë tonë”, deklaroi Argjent Gura.

Ai tha se administrata komunale duhet dhe mund të bëj më shumë se sa kaq, ndërsa premtoi se do të ketë trajnime për administratorët.

“Ne para nisjes zyrtare të fushatës ne kemi zhvilluar takim me njerëzit e vendbanimeve, të cilët reprezentojnë nevojat e vendeve, të cilat janë të realizueshme. Ne fillimisht kemi marrë kërkesat e tyre dhe më pas i kemi shndërruar në pika tona programore”, deklaroi Argjent Gura.