` . Ardijan Azemi, boksieri më i mirë i vitit nga Federata e boksit - TV SHENJA

Ardijan Azemi, boksieri më i mirë i vitit nga Federata e boksit

Federata e Boksit të Maqedonisë së Veriut ka vlerësuar Ardijan Azemin boksierin më të mirë të vitit 2020 në vendin tonë. Në Kuvendin e Rregullt të federatës së boksit, kryetari i këtij institucioni Primislav Dimovski, ndau nga një shpërblim për Azemin si dhe për trajnerin e tij Naser Harunin që u vlerësua si trajner më i mirë i vitit. Kujtojmë se Ardijan Azemi në vitin që lamë pas, arriti të fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Europian për të Rinj, që ishte një sukses i madh për sportin e boksit në vendin tonë.