` . ARDIAN NUHIU RINOVON ME DRITËN E GJILANIT - TV SHENJA

ARDIAN NUHIU RINOVON ME DRITËN E GJILANIT

Trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu do të vazhdojë të jetë pjesë e Dritës së Gjilanit. Këta të fundit kanë njoftuar se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhduar bashkëpunimin edhe për të ardhmen.Nuhiu dhe Drita kanë firmosur kontratë edhe për dy vite tjera. Drejtori i përgjithshëm i Dritës, Feti Murseli është shprehur shumë i kënaqur me punën profesionale dhe përkushtimin e trajnerit Ardian Nuhiu, duke i uruar shëndet dhe sukses edhe në të ardhmen me klubin. Kujtojmë që Nuhiu te Drita kaloi në vitin 2017, ndërsa më herët drejtoi edhe FC Shkupin. /SHENJA/