Ardian Nuhiu largohet nga Drita e Gjilanit

Ardian Nuhiu largohet nga Drita e Gjilanit

Përmes një konference të jashtëzakonshme, skuadra e Dritës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu. Kjo ndarje pas katër vitesh me trajnerin shkupjan erdhi pas eliminimit nga Kupa e Kosovës. Trajneri ka thënë se vendimi është marrë nga presidenti i klubit dhe ka një marrëveshje të dyanshme. “Është marrë vendim nga drejtuesit që duhet të ndërprehet bashkëpunimi, është një vendim i prerë i dyanshëm me drejtuesit e klubit”, ka thënë Nuhiu. Ndryshe Nuhiu me Dritën ka fituar një titull të Superligës së Kosovës.