ARBIN ZEJNULLAI TRANSFEROHET TE EGNATIA

ARBIN ZEJNULLAI TRANSFEROHET TE EGNATIA

Mesfushori tetovarë Arbin Zejnullai, karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Shqipërisë te skuadra e Egnatias. 23 vjeçari dhe skuadra nga Rogozhina kanë firmosur kontratë për bashkëpunim tre vjeçar. Për Zejnullain që ka fituar trofe me Shkëndijën e Tetovës kjo do të jetë eksperienca e parë në elitën e futbollit të Shqipërisë. Ai te Egnatia shkon nga tabori i Rabotniçkit të Shkupit ku luajti sezonin e shkuar, pas një periudhe të shkurtër që kaloi te Lokomotiva e Zagrebit të Kroacisë.